Lajme

Ferat Shala tregon se si e mbrojti UÇK-ja minierën e Trepçës nga plaçkitja

02/22/2023 10:31
nga:Astrit Gashi

Ish-drejtori i minierës së Trepçës, Ferat Shala ka treguar se gjiganti industrial kosovar i kishte mbijetuar plaçkitjes fal Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në javën e minatorëve, deputeti i PDK-së ka thënë se Zona Operative e Shalës e kishte mbrojtur Trepçën heroikisht.

“Kur ne morrëm menaxhimin e Trepçës, e gjetëm në gjendje të mjerueshme Muzeun e Kristaleve, me rreth 1800 ekzemplare të pa sistemuara dhe në gjendje të mjerueshme të mirëmbajtjes.
Objekti ishte para rrënimit.

Kështu siç ishte, i kishte mbijetuar plaqkitjes së okupatorit falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Shalës, që e kishte mbrojtur heroikisht.

Ne investuam duke ndërtuar muzeun e ri, regjistruam, dixhitalizuam dhe sistemuam të gjithë ekzemplarët në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne ndryshuam ligjin, dhe me ligj Muzeun e Kristaleve Trepça e bëmë aset shtetëror, të çasshëm për shkencën, kulturën dhe vizitorët e jashtëm” shkruan Shala në postim.