Lajme

Banorët e Pasomës ankohen për cilësinë e ujit

02/22/2023 09:10
nga:G B

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se banorët e fshatit Pasomë po kanë probleme me ujin.

Banorët tregojnë se e gjitha kjo po vie si pasojë e gurëthyesit i cili po e ndotë ujin e pijes, raporton Gazeta10.

“Ky gurëthyes e ka dëmtuar shumë lagjen tonë pikërisht lagjen ‘Dautaj’ nga pluhuri i madh është ndotur edhe uji, përveq ujit ky gurëthyes e ka dëmtuar edhe rrugën në këtë pjesë”, tha ai.

Sipas banorëve Komuna e Vushtrisë duhet të ndërrmar masa për këtë problem.