Sporti

James Kraft para meçit me Trajocek: Jam më i përgatitur se kurrë, do gëzojë gjithë shqiptarët me fitore

02/21/2023 16:30
nga:Lorik J

Nata e 25 shkurtit në Munich do të jetë nata e boksierëve shqiptarë.

Në “Audi Dome Munchen” do dalin në ring boksierët shqiptarë si: Robin Krasniqi, Shefat Isufi, James Kraft, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj dhe Armend Xhoxhaj, shkruan GazetaBlic Sport.

Boksieri shqiptar, James Kraft do të ballafaqohet me Vaclav Trojacek në kategorinë e rëndë.

Kundërshtari i Kraft, Trojacek vjen nga Çekia, teksa në gjashtë meçet e mëparshme ka 5 fitore me K.O dhe një humbje.

James Kraft thotë se është përgatitur maksimalisht dhe beson se do jetë natë e paharruar për të gjithë shqiptarët.

“Jam përgatitur si çdo herë maksimalisht me kampionin tonë Haxhi Krasniqin, kësaj herë pak më shumë në masë sa i përket trupit për kategori të rëndë – jam i motivuar ekstrem shumë dhe kur mendoj se do kem përkrahje nga shqiptarët tanë. Kam adrenalinë pozitive dhe mendoj se do jetë një natë e paharruar”, tha fillimisht James Kraft për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai ka theksuar se gjatë ushtrimeve ka menduar se çfarë përkrahje do ketë nga shqiptarët, teksa thotë se mezi po e pret natën e 25 shkurtit ku do jetë parqa shqiptarëve,

“Gjatë ushtrimeve kam menduar që do jetë nata e shqiptarëve. Do ketë shumë shqiptarë dhe kjo më motivon, sepse jemi duke ecur para, andaj mezi po e pres natën e 25 shkurtit me dal në ring dhe me prezantu veten si shqiptar në ring”, vazhdoi ai.

Ai premton se do të bëjë të lumtur të gjithë shqiptarët që do jenë prezent në Munich atë natë.

“Unë iu premtojë të gjithë shqiptarëve kudo që janë që do e jap maksimumin që të dal si fitues nga ringu dhe njëkohësisht t’iu bëjë të lumtur dhe krenar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport