Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën vjetore – par progresi Kosovë 2023. Kjo konferencë vjetore ka për qëllim të diskutojë në lidhje me aspektet kryesore të Reformës së Administratës Publike në Kosovë, sfidat si dhe zgjidhjet potenciale, duke mbledhur në një diskutim të gjerë, ekspertë dhe profesionistë vendor dhe ndërkombëtar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet rreth reformës së administratës, pagat që janë të caktuar me ligjin e pagave, si dhe ligjin për zyrtarët publikë, e që sipas tij janë dy ligje shumë të rëndësishme për administratën.
“Sot më nuk përbën risi që një administratë efikase është parakusht thelbësor i zhvillimit edhe të sektorëve të tjerë, nuk paraqet risi as fakti që reforma e administratës është një prej objektivave në programin e qeverisë sonë”, tha ai.
Sipas tij Republika e Kosovës, qartë e ka synim anëtarësimin e Bashkimin Evropian
Ndryshe GLPS ka monitoruar vazhdimisht reformën e administratës publike në Kosovë, duke ofruar një perspektivë të shoqërisë civile mbi këtë proces. Ndër vite, Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në procesin e reformës së administratës publike, megjithatë, ky progres nuk është përmbushur mjaftueshëm dhe rruga përpara mbetet sfiduese.


