Lajme

“Po evulon situata”, Pacolli për takimin Kurti-Vuçiq: Pa u formuar Asociacioni, nuk do të flitet për asgjë tjetër

02/20/2023 19:39
nga:Genita C

Bashkimi Evropian bëri të ditur se shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell ka ftuar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt.

Ish-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli është skeptik nëse në këtë takim do të flitet vetëm për planin franko-gjerman, ashtu siç është komunikuar nga BE-ja.

Pacolli në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Asociacioni do të jetë temë kyçe në këtë takim dhe sipas tij pa u formuar ky, nuk do të flitet për asnjë dokument tjetër.

“Unë besoj se nuk do të flitet për asnjë dokument tjetër, para se të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, tha Pacolli.

Pacolli shtoi se është tejet evidentet se si po evulon situata, teksa thotë se pa u nënshkruar marrëveshja kryesore, ishte gabim konflikti edhe reciprociteti e çështja e targave.

“Kjo është evidente si po evulon situata. Ishte gabim konflikti rreth reciprocitetit, targave, etj, pa u nënshkruar marrëveshja kryesore”, tha Pacolli për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Në një njoftim të shërbimit të Jashtëm të BE-së thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Në njoftim thuhet se takimi do të përqendrohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi Kurti-Vuçiq, analisti politik: S’ka diskutim për Asociacionin, do të flitet vetëm për pikat e planit franko-gjerman

Qeveria jep detaje për takimin e 27 shkurtit, Kurti-Vuçiq në Bruksel