Neymar ka pësuar një lëndim të rëndë dje në fitoren e PSG ndaj Lille me rezultat 4-3.
Sulmuesi brazilian, u detyrua të largohet me barelë në minutën e 51’të pas lëndimit që pësoi në kyqin e këmbës, shkruan GazetaBlic Sport.
Neymar kishte shënuar një gol dhe kishte bërë një asistim deri në momentin kur u lëndua.
Sipas ekzaminimeve të para Neymar do të mungojë në duelin me Marseille, javën e ardhshme, duke lënë në dyshim për mundësinë e rikthimit në kohë për ndeshjen në Mynih, me Bayernin, për ndeshjen e kthimit finales së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport/


