20 Shkurti i vitit 1991 do të hynte në historinë e Shqipërisë si dita e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha
Para 32 vjetësh, më 20 shkurt 1991, mijë vetë kishin mbushur Qytetin Studenti. Një pjesë e protestuesve u drejtuan në qendër të qytetit, ku vendosën kavo në bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe rreth ores 14:00 e rrëzuanate.
Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.
20 shkurti është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha shënoi edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.