Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Buksel në kuadër të dialogut.
Takimin e 27 shkurtit e ka konfirmuar edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili tha se shpreson që Kosova e Serbia ta pranojnë planin evropian.
Lidhur me këtë takim, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, thotë për Gazeta Blic se ky takim konfirmon se synohet mbyllja e dialogut në afat sa më të shpejtë.
“Takimi i radhës në Bruksel konfirmon atë që kemi thënë edhe më herët se ka një dinamikë të re në kuadër të bisedimeve, për çka synohet edhe përmbyllja e dialogut në një afat më të shpejtë”, thotë ajo.
Sipas deputetes, është në dorën e Kurtit se si do të pozicionohet karshi marrëveshjes përfundimtare.
“Tani është në dorë të Kryeministrit Kurti, se si do të pozicionohet karshi marrëveshjes përfundimtare, të cilën parimisht tanimë e ka pranuar pa njohje në qendër, që nënkupton kthim mbrapa në proces dhe humbje të madhe për Republikën e Kosovës”, deklaron Rrezarta Krasniqi për Gazeta Blic.



