Lajme

Borrelli takohet me Vuçiqin, flasin për planin franko-gjerman

02/18/2023 11:04
nga:Gazeta Blic

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së Mynihut.

Sipas Borrel ata kanëdiskutuar për nevojën për të avansuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.

“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrelli në Twitter.