Sporti

Formacionet e mundshme: Newcastle United – Liverpool

02/18/2023 10:29
nga:E K

Liverpool do të përballet sot me Newcastle United.

“The Reds” do të kërkojnë ta mbajnë formën e mirë pas fitores në derbin Merseyside ndaj Evertonit prej 2-0, për të mbetur në garë për një vend që dërgon në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendi i katërt mbahet pikërisht nga Newcastle që në këtë sezon po tregon formë të mirë, megjithatë në tre takimet e fundit nuk kanë fitore duke barazuar tre herë radhazi.

Ndeshja e xhiros së 24’të të Premierligës zhvillohet nga ora 18:30, kurse para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që pritet të startojnë:

Newcastle United: Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Almiron, Longstaff, Joelinton; Saint-Maximin, Isak, Gordon.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Bajcetic, Fabinho, Henderson; Salah, Nunez, Gakpo.

/GazetaBlic Sport/