Sporti

PSG fillon bisedimet me Jose Mourinhon, skuadra franceze kërkon trajnerin portugez

02/17/2023 20:23
nga:Mergim Rreci

Raportohet se Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet me Jose Mourinhon, sepse ai shihet si një opsion për të zëvendësuar Christophe Galtier.

Këshilltari Luis Campos do të ketë folur me Jose Mourinhon, në një kohë kur trajneri portugez duket të jetë disi i frustruar në skuadrën romake, sipas shtypit francez, përcjell GazetaBlic Sport.

Negociatat janë ende në fazat e tyre fillestare dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje. Trajneri, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, ka qenë i lidhur edhe me Brazilin.

Mourinho është një tifoz i Kylian Mbappe dhe një ish-bashkëpunëtor i tij është në PSG, ndihmës trajneri i tij në Tottenham, Joao Sacramento, i cili është pjesë e stafit trajner të Christophe Galtier.

/GazetaBlic Sport/