Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Trepçës dhe Rahovecit.
Ky takim po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në basketboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas dy çerekëve të parë është 44-38, në të mirë të “Minatorëve”.
Në përgjithësi, të dy skuadrat po tregojnë paraqitje të mirë, por Trepça ishte më e saktë në çerekun e dytë.


