Lajme

Abdixhiku uron 15 vjetorin e Pavarësinë: Republika është e pavdekshme!

02/17/2023 09:45
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar popullin e Kosovës në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se ëndrra dhe rrugëtimi për shtetin duhet të vazhdoj me përkushtim.

“Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë.

Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme.

Urime dita e pavaresise Kosove!

Të paqim përgjithmonë!