Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 21:00 në Europa League.
Juventus dhe Nantes kanë barazuar me rezultat 1 me 1 në “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Vlahovic shënoi për italianët, kurse Blas i barazoi shifrat dhe e vendosi epilogun përfundimtar.
Sevilla e mposhti PSV me rezultat 3 me 0, kurse Monaco mori një fitore me shumë vlerë ndaj Bayer Leverkusen, 2 me 3.
Midtjylland dhe Sporting barazuan me rezultat 1 me 1.
/GazetaBlic Sport/


