Sporti

Valmir Veliu zyrtarizohet tek Istanbulspor

02/16/2023 16:54
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar, Valmir Veliu është bërë me skuadër të re.

Ndryshimi i skuadrës ishte i imponueshëm, me Veliun që kalon nga Gaziantep si huazim tek Istanbulspor, transmeton GazetaBlic Sport.

Veliu është huazuar deri në fund të sezonit nga skuadra e Gaziantepit, e cila ditë më parë është tërhequr nga garat në elitën e futbollit turk për shkak të tërmetit, i cili në fillim të javës së shkuar goditi Turqinë.