Lajme

“Po të isha unë prokorur, Haki Abazi do ta kalonte natën në ndalim policor për dyshimin se a kryer dy vepra penale”

02/16/2023 13:15
nga:Gazeta Blic

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas deklaratave të deputetit Haki Abazi, se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë duhet të merren në pyetje nga prokuroria për zhdukejn e mostrave të Astrit Deharit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se sikur të ishte prokruor, Haki Abazi do ta kalonte natën në ndalim policor për dyshimin se a kryer dy vepra penale.

Reagimi i plotë:

Keta qe behen te “ndershem” vetem pasi t’u kallet bishti, jo vetem qe nuk duhet marre si kredibil, por ne fakt duhet arrestuar per lajmerim te rrejshem.
Po te isha une prokuror, Haki Abazi do e kalonte naten ne ndalim policor se paku per dyshimin se ka kryer dy vepra penale, moslajmerimi i veprave penale apo kryersve te tyre, ose ne alternative, lajmerimi apo kallezimi i rreme.
Nuk mund te jesh qytetar i ndershem dhe te luftosh krimin vetem atehere kur te perjashtojne “kriminelet” nga benifitet qe keni shijuar bashkarisht.
Une s’i besoj ndershmerise se tij!