Sporti

“Më keq se vjet nuk mund të isha”, Hysaj flet përpara gazetarëve: Sarri nuk zbutet kurrë, duam të fitojmë Ligën e Konferencës

02/16/2023 12:33
nga:E K

Lazio do të përballet mbrëmjen e sotme me CFR Cluj në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Elseid Hysaj ishte i pranishëm përpara gazetarëve së bashku me trajnerin Sarri, për të dhënë komentet e tij në lidhje me këtë sfidë, si dhe në lidhje me ecurinë e tij apo të ekipit këtë sezon.

Mbrojtësi shkodran tregon se objektivi i Lazios është ta fitojë jo vetëm ndeshjen, por edhe trofeun e Ligës së Konferencës. Më tej ai flet edhe për formën e tij këtë sezon, që dukshëm është përmirësuar në krahasim me vitin e shkuar. Nuk kanë munguar as batutat për Sarrin.

“Ne duam ta fitojmë. Mund ta bëjmë këtë dhe të gjithë lojtarët gjithmonë duan të kenë një trofe më shumë në vitrinën e tyre. Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund. Jam më i qetë. Ndihem më mirë, nuk mund të ishte më keq se viti i kaluar. Më vjen mirë që kam rifituar besimin e të gjithëve. Puna gjithmonë shpërblehet dhe të çon në rezultate

Sarri? Ai kurrë nuk zbutet, madje edhe në shtëpi. Më pëlqen se si i bën fëmijët të kuptojnë idetë e tij, e kam parë për shumë vite. Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet”, ka deklaruar Elseid Hysaj./Sport Ekspres/