Ish-lojtari i Liverpoolit dhe sot analisti, Jamie Carragher bëri shaka me pronarin e Chelseat, Todd Boehly, pasi ekipi i tij humbi nga Borussia Dortmund (1:0) në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.
“Lajmet e fundit në rrjetet sociale. Todd Boehly dëshiron të blejë të gjithë ekipin e Dortmundit,” tha Carragher në studion televizive, duke shkaktuar të qeshura për Thierry Henry dhe Micah Richards, gjithashtu ish-futbollistë.
Kjo tallje erdhi nga Carragher, pasi sipas Transfermarkt, Chelsea shpenzoi 611 milionë euro këtë sezon për të sjellë lojtarë të rinj dhe fitoi 67 milionë duke shitur të tyret.
Lojtari më i shtrenjtë ishte argjentinasi Enzo Fernandez nga Benfica, i cili u ble për 120 milionë euro.
/GazetaBlic Sport


