Sporti

Xavi-t ende ‘i dhemb’ eliminimi nga Champions League: “Nervozohem kur e dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve, duhet të luajmë aty”

02/16/2023 11:39
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka mbajtur një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës mes skuadrës së tij dhe Manchester United, që do të luhet sot në orën 18:45.

Xavi u shpreh se ende i ‘dhemb’ fakti që skuadra e tij u largua nga kompeticioni më i madh për klubet europiane, Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Unë ende zemërohem kur dëgjoj himnin e Champions League. Ne duhet të luajmë aty për shkak të sukseseve historike dhe madhështisë“, tha Xavi.

Kujtojmë se Barcelona nuk u kualifikua në fazën eliminatore të Champions League. Në grupin C fituan shtatë pikë, tre më pak se Interi, ndërsa Bayern ishte i pari me maksimumin e pikëve 18. Viktoria Plzen nuk fitoi asnjë pikë. Kështu, katalanasit u kualifikuan në kompeticionin e dytë evropian nga vendi i tretë, ku u do ballafaqohen me United.

Ne duhet të përballemi me realitetin. Jemi të emocionuar për këtë kompeticion shumë të rëndësishëm për skuadrat që e luajnë. Është e rëndësishme të arrijmë sukses, veçanërisht në Evropë, pasi nuk kemi pasur rezultate për disa sezone. Pa dyshim, ky është një test i mirë për të parë nëse mundemi për të konkurruar në Evropë”, tha Xavi.

/GazetaBlic Sport/