Lajme

Abdixhiku: Kurti ka dështuar t’i përmbushë zotimet e tij për shkak të paaftësisë, arrogancës dhe ngarkesës më të kaluarën

02/15/2023 20:38
nga:Astrit Gashi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një videoporosie të postuar në Facebook, ka përmendur të gjitha ato që i ka quajtur mashtrime të Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Sipas Abdixhikut, Kurti ka dështuar t’i përmbushë zotimet e tij për shkak të paaftësisë, arrogancës dhe ngarkesës më të kaluarën. Derisa ekzekutivin, ai e ka cilësuar të aftë vetëm për të prodhuar propagandë.

Abdixhiku ka paraqitur zotimin e pushtetit për ndërtimin e 160 çerdheve në Kosovë, duke potencuar se nuk është ndërtuar asnjë. Ajo ka përmendur edhe zotimin për ndërtimin e 4000 banesave për çifte të reja me 120 euro këst mujor, për çka s’është vendosur asnjë gurthemel për to.

Ai ka rikujtuar edhe ngritjen e çmimeve të produkteve bazike për plot 50%. Më pas është theksuar zotimi për sigurime shëndetësore deri në vitin 2022 dhe premtimin për përfundimin e rrugëve magjistrale nëpër Kosovë, e për çka kjo parti vlerëson se s’ka pasur asnjë lëvizje.

Tutje Abdixhiku i ka përmendur ekzekutivit edhe reciprocitetin e premtuar me Serbinë, duke kujtuar në anën tjetër importin në rritje nga Serbia. Krahas kësaj LDK nënvizon edhe rritjen e çmimit për energjinë dhe ikjen e të rinjve nga Kosova.

Qeveriaa nga Abdixhiku përmes kësaj video është kritikuar edhe për kapjen e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike si: RTK, BQK, AKP etj., dhe mbushjen e tyre me militantë.