Lajme

Putini ka dërguar të gjithë ushtrinë ruse në Ukrainë?

02/15/2023 15:50
nga:Astrit Gashi

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se pothuajse e gjithë ushtria ruse, apo rreth 97 për qind e të gjithë kapaciteteve të saj, është në Ukrainë, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, ai thotë se ushtria ruse nuk po është në gjendje që të shpërthej vijat mbrojtëse të ushtrisë ukrainase.

“Ne po shohim se ushtria ruse po përpiqet të përparojë”, tha Wallace për BBC.

Në një intervistë për Washington Post, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budjanov, tha se 326,000 ushtarë rusë po luftojnë aktualisht në Ukrainë.