Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi flakët kanë përfshirë banesën e tij private.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër.
Si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime edhe shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë drejt Tiranës në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.


