Sporti

Festë pas 45 minutave në ‘San Siro’, nuk ka gola në ‘Parc des Princes’

02/14/2023 21:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Milani është në avantazh ndaj skuadrës së Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 0, me Brahim Diaz që shënoi golin e vetëm në ‘San Siro’.

Në Francë, PSG dhe Bayern po luajnë pa gola, pas 45 minutave.

Ishte një pjesë e parë e dominuar më shumë nga Bayern Munich, por që gola nuk kishte.

Mbetet të shihet se si do tërrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/