Shefi i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë së SHBA-së, gjenerali Mark Milley, vlerësoi sot se Rusia në Ukrainë ka humbur strategjikisht, operacionalisht dhe taktikisht, shkruan GazetaBlic.
“Rusia ka mbetur tani një jetime globale dhe bota mbetet e frymëzuar nga guximi dhe rezistenca ukrainase. Me pak fjalë, Rusia humbi, strategjikisht, operacionalisht dhe taktikisht”, tha gjenerali Milley pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel.
Siç raporton Reuters, Milley foli gjithashtu edhe për atë se cilat armë aleatët i kanë dërguar Ukrainës deri më tani.


