Sporti

Bayern Munich grumbullon futbollistin kosovar për ndeshjen e sotme ndaj PSG

02/14/2023 13:38
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar, Arijon Ibrahimovic po jeton një ëndërr te gjigantët e Bayernit të Munichut.

Pas debitimit me ekipin e parë në kampionat, 17-vjeçari tashmë është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për supersfidën e Champions League, që Bayerni do të zhvillojë sot ndaj PSG-së.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku është zbardhur edhe lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Nagelsmann për këtë duel.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Ibrahimovicin shqiptar, i cili me sa duket është një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës së Bayernit.