Me datë 17 Shkurt, Kids Galaxy do të organizoj festë të veçantë për Pavarësinë e Kosovës.
Kjo festë është dedikuar posaçërisht për fëmijët dhe do të jetë një mënyrë e bukur për ta përjetuar këtë ditë të rëndësishme në një atmosferë festive dhe argëtuese njëkohësisht.
Fëmijët do të marrin pjesë në aktivitete interesante duke provuar teknika të ndryshme të artit për të shprehur kreativitetin e tyre si dhe do të kenë mundësi të shkruajnë emrin e tyre në monumentin “KOSOVA” të vendosur në ambientet e Kids Galaxy. Nuk do të mungojnë as lojrat dhe shpërblimet për fituesit e sfidave.
Në këtë festë, fëmijët do të ndjejnë krenarinë për atdheun dhe do të mësojnë për vlerat e paqes, dashurisë dhe bashkëpunimit. Ata do të kenë mundësinë të ndërtojnë miqësi të reja dhe të kenë kujtime të paharrueshme.
Nëse jeni në kërkim të një aktiviteti të këndshëm dhe interesant për fëmijët tuaj, festa e Pavarësisë së Kosovës në Kids Galaxy është zgjedhja ideale. Ejani në Kids Galaxy me datën 17 Shkurt dhe bëhuni pjesë e festës më të bukur të Pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet fillojnë nga ora 15:00, ku fëmijët do priten para hyrjes së Kids Galaxy nga Galaktiku!


