Futbollistët e Manchester United kanë shënuar 28 gola në vitin 2023, njësoj si lojtarët e Atalantës, një statistikë që i kalon ata përpara Barcelonës me 24 gola dhe Real Madridit, lojtarët e të cilit kanë shënuar 23 gola që nga fillimi i janarit.
Toulouse shënoi më shumë se gjigantët evropianë në pesë ligat më të forta evropiane, me gjithsej 30 gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra që renditet e 11-ta në renditjen e Ligue 1, vlera totale e së cilës sipas Transfermarkt është 61.35 milionë euro dhe lojtari më i shtrenjtë i së cilës është mesfushori holandez Branco van den Boomen, me vlerë shtatë milionë euro, bën përshtypje me ecurinë e saj këtë vit.
Skuadra e drejtuar nga Philippe Montanier regjistroi tetë fitore dhe një barazim në dhjetë ndeshje këtë vit, dhe humbja e vetme ishte kundër Paris Saint-Germain.
/GazetaBlic Sport


