Udinese, një nga skuadrat italiane të Serisë A, ka nxjerrë në shitje fanellat e veshura në ndeshjen e luajtur me Sassuolo-n për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi.
Ndihma kombëtare dhe ndërkombëtare vijon për qytetarët e dëmtuar nga tërmetet në Kahramanmaraş, që preku 10 provinca.
Udinese ka nxjerrë në ankand edhe fanellat e veshura dhe të firmosura nga futbollistët në ndeshjen e zhvilluar dje me Sassuolo-n.
Të ardhurat nga shitja, e cila do të zgjasë deri në orën 15.00 të së shtunës, më 18 shkurt dhe do t’i dhurohen një fondacioni bamirësie.
Në një deklaratë të bërë në faqen e saj zyrtare, Udinese u kërkoi të gjithë fansave të saj që të marrin pjesë gjerësisht në ankand.
/GazetaBlic Sport


