Sporti

Roy Keane beson se Manchester United është ende në garë për titullin e Premierligës

02/13/2023 11:12
nga:Lorik J

Roy Keane beson se Manchester United është ende në garën për titull në Premier League.

Skuadra e Erik ten Hag fitoi ndaj Leeds me rezultatin 0-2 në Elland Road mbrëmë, shkruan GazetaBlic Sport.

Me Arsenalin që humbi pikë ndaj Brentfordit, United tani është vetëm pesë pikë prapa liderëve të ligës, megjithëse kanë luajtur dy ndeshje më shumë se Topçinjtë.

Një nga ato ndeshjet në pritje për skuadrën e Mikel Artetës vjen të mërkurën mbrëma teksa ata presin Manchester Cityn në Emirates, një ndeshje vendimtare në atë që është parë gjerësisht si një garë për titullin e Premier League.

Keane ka pohuar se United ende është pretendent për titull.

“Natyrisht, Arsenali dhe City janë përpara tyre, por çfarë duhet të bëjnë, nëse ndonjë prej skuadrave sipër tyre rrëshqet, ata duhet të jenë të gatshëm të sulmojnë”, tha Keane për Sky Sports.

“Ata fituan dhe duhet të mbajnë presionin te City.

“Duke marrë parasysh mënyrën se si ata e filluan sezonin – ata patën një fillim katastrofik kundër Brighton dhe Brentford – për të qenë këtu ku janë tani, unë do të thoja se ata kanë shumë shanse.

“Por Manchester United – lojtarët, trajneri dhe tifozët – duhet të shikojnë tabelën dhe nëse City rrëshqet siç ka bërë dhe Arsenali vazhdon ecurinë e tij të vështirë, ata duhet të jenë të gatshëm të sulmojnë, për çdo rast”, përfundoi Keane.

/GazetaBlic Sport