Emre Çolak ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës futbollistike.
Në njoftimin e tij Çolak tha: “E lashë futbollin… I puth duart të gjithëve që kontribuan për mua. Zoti ju bekoftë. Pas ditës së sotme do të jetoj për lumturinë e familjes sime. Ka vdekje, kaloni kohë me të dashurit tuaj”, shkroi ai.
Pasi fitoi 3 kampionate në Galatasaray, ku u rrit si lojtar, Emre u transferua te skuadra spanjolle Deportivo La Coruna në sezonin 2016-2017. Më pas, ai luajti në Al Wahda të Arabisë Saudite, teksa në karrierë u paraqit edhe për Karagumruk, Hatay, Basaksehir.
Çolak së fundmi ishte pjesë e Goztepe, skuadra e Spor Totos së Ligës së Parë.
/GazetaBlic Sport


