Basketbollisti slloven Klemen Prepelic ka lënë një mesazh në rrjetet sociale pas një surprize të pakëndshme që i ka rënë në sy pasi ka shkuar për të dhuruar para në një organizatë humanitare turke për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese.
Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe Sirisë ka kaluar shifrën 34 mijë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sot shënon ditën e tetë me radhë që operacionet e shpëtimit vazhdojnë në 6,500 ndërtesa të shembura në Turqi.
Kampioni i Evropës me Slloveninë nga Turqia në vitin 2017 është një nga sportistët që ka ndihmuar financiarisht pas tërmetit.
Ai përshkroi atë që e tronditi në Twitter: “Unë u befasova sot kur dërgova para për ndihmë në Turqi përmes një organizate humanitare dhe banka më ngarkoi një komision prej 50 euro. Mendoj se të gjithë duhet të jenë të bashkuar në situata të tilla”.
/GazetaBlic Sport


