Sporti

Dukagjini mposht Prishtinën me një vendim diskutabil të gjyatarit Mentor Ajeti

02/12/2023 15:03
nga:L J

Skuadra e Dukagjinit ka fituar ndaj Prishtinës në ndeshjen e parë të sezonit pranveror të Superligës së Kosovës.

Dukagjini fitoi këtë duel me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Dukagjinit fitoi me autogolin e shënuar nga Mërgim Pefqeli.

Ky autogol solli shumë polemika, pasi gjyqtari Ajeti dukej (kjo mbetet për t’u rishikuar) se fillimisht e kishte ndalur lojën, para se goli të realizohej.

Megjithatë, Dukagjini në fund e mori fitoren dhe tre pikët e mëdha.

Prishtina ndodhet në vendin e katërt me 27 pikë, kurse Dukagjini një pozitë më poshtë me 25 pikë.

/GazetaBlic Sport