Futbollistët e skuadrës spanjolle, Valencia përkujtuan viktimat e tërmetit duke treguar fanellën me shkrimin ‘Lutuni për Turqinë’ pas golit që shënuan në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.
Fushatat e ndihmës dhe mesazhet e mbështetjes për qytetarët turk po vazhdojnë – pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaras që preku 10 provinca, përcjell GazetaBlic Sport.
Një minutë heshtje u mbajt për ata që humbën jetën nga tërmeti para ndeshjes kundër Athletic Bilbaos në shtëpinë e Valencias, ku në La Liga luajti edhe futbollisti i kombëtares turke Cenk Ozkacar.
Në ndeshje, futbollistët e Valencias erdhën në krah të Cenk Ozkacar pas golit që shënuan dhe u treguan kamerave fanellën me mbishkrimin “Lutuni për Turqinë”.
Ndeshja u mbyll me avantazhin 2-1 të Athletic Bilbaos.
/GazetaBlic Sport


