Lajme

Kandiq: Ambasadori rus paralajmëroi Vuçiqin se nëse vendos sanksione, Rusia do të votojë pro Kosovës në OKB

02/11/2023 12:33
nga:Astrit Gashi

Natasha Kandiq, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, tha se deklarata e ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, duhet marrë si paralajmërim për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se nëse ai vendos sanksione ndaj Rusisë, kjo e fundit do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Porositë e djeshme të ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Aleksandar Vuçiqin se Rusia do të votojë në Këshillin e Sigurimit për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia vendos sanksione dhe jo se qëndrimi i Rusisë do të varet nga vendimi i Vuçiqit, siç tha ai”, ka shkruar Kandiq në një postim në Twitter.