Sporti

Pioli: Zëvendësues të Maignan? Ne kemi besim te Tatarusanu

02/10/2023 08:01
nga:Mergim Rreci

Stefano Pioli shpjegoi pse Milani, pavarësisht problemeve fizike të Maignan, nuk bleu një portier në janar.

Në konferencën e dhënë së fundmi për mediet, tekniku theksoi se kanë besim te Tatarusanu, ndërsa shtoi se së hpejti pritet edhe rikthimi i francezit.

“Zgjedhja ishte e imja dhe ajo e fushës teknike. Ne kemi besim te Tatarusanu dhe mendojmë se Maignan mund të kthehet së shpejti,”-tha trajneri “kuqezi”.