Sporti

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë/ Ja kur zhvillohen ndeshjet

02/07/2023 17:38
nga:Lorik J

Datat për ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë janë konfirmuar, me  derbin Juventus-Inter që luhet më 4 prill dhe Cremonese-Fiorentina më 5 prill.

Gjysmëfinalja është e vetmja fazë në kompeticion që luhet në dy ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Derby d’Italia hap raundin në Allianz Juventus Stadium në Torino të martën më 4 prill në orën 21.00.

Cremonese më pas pret Fiorentinën të mërkurën më 5 prill, gjithashtu në orën 21.00.

Ndeshjet e dyta ende nuk janë konfirmuar.

Megjithatë, këto nxisin një ndryshim në ndeshjet ekzistuese të Serisë A për javën e 28-të.

Cremonese-Atalanta, Inter-Fiorentina dhe Juventus-Verona do të luhen të shtunën më 1 prill, përkatësisht në orën 15:00, 18:00 dhe 20:45.

/GazetaBlic Sport