Lajme

Gjilan: Dyshohet se djali e rrahu nënën e tij

02/07/2023 08:46
nga:G B

Policia e ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se e ka rrahur nënën e tij.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.