Lajme

Dy të dehur përleshen mes vete, arrestohen nga policia

02/07/2023 08:39
nga:Astrit Gashi

Janë arrestuar dje dy të dyshuar, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin.

Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime, të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

Në raportin e policisë thuhet se tek njëri i dyshuar, policia ka gjetur një thikë, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.