Sporti

U sulmua nga persona të maskuar, reagon Faruk Statovci: Gjendja ime shëndetësorë është e mirë përkundër disa lëndimeve të lehta që kam pësuar

02/06/2023 17:39
nga:Lorik J

Trajneri kosovar, Faruk Statovci është sulmuar mbrëmë nga disa persona të maskuar.

Statovci i cili është analist në televizionin Kanal 10, pasi mbaroi punën e tij aty – u sulmua nga disa persona të maksuar në afërsi të banesës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Statovci ka reaguar para pak çasteve, duke pohuar se gjendja e tij është e mirë, teksa shpreson se kjo të jetë ngjarja e fundit që ndodhë në përgjithësi.

Ja postimi i tij në rrjetin social, Facebook:

“Miq faleminderit shumë për mbështetjen
Ju tashmë jeni të informuar nga mediat vendore rreth situatës që unë kam përjetuar mbrëmë. Ju informojë të gjithëve se gjendja ime shëndetësorë është e mirë përkundër disa lëndimeve të lehta që kam pësuar.
Shpresoj që kjo të jetë ngjarja e fundit jo vetëm për mua.
Edhe njëherë faleminderit për mbështetjet dhe mesazhet e shumta”, ka shkruar Faruk Statovci në rrjetin e tij social, Facebook.

/GazetaBlic Sport