Lajme

Policia jep detajet e para për kërcënimin me bombë në Aeroportin e Prishtinës

02/06/2023 16:31
nga:Genita C

Gjatës ditës së sotme ka pasur një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e kanë konfirmuar për GazetaBlic edhe Policia e Kosovës ku thuhet se PK-ja ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Flora Ahmeti për GazetaBlic.

LAJMI I FUNDIT: Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës