Lajme

Tubacioni i gazit shpërtheu në Turqi pas tërmetit

02/06/2023 09:35
nga:G B

Pas tërmetit me magnitudë 7.4 që rëndoi situatën dhe krijoi qindra viktima në 10 qytete me qendër në Kahramanmaraş një shpërthim dhe zjarr ndodhi në tubacionin e gazit natyror në lagjen Kırıkhan të Hatay në Turqi.

Operatori turk i gazit, Botas konfirmoi shpërthimin.

“Linja e gazit natyror në provincën Kilis është prekur, por ajo vazhdon të ushqehet nga gazi brenda linjës. Furnizimi do të vazhdojë të ofrohet dhe ne po menaxhojmë situatën” thuhet në njoftimin e Botas.