Lajme

Tërmet në Mesdhe, kaq regjistrohet magnituda

02/04/2023 12:58
nga:Y I

Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar gjatë natës ne detin Mesdhe.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,7 rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det të hapur, rreth 100 kilometra nga Valeta, kryeqyteti i Maltës.

Nuk ka raportime për persona të lënduar./A2/