Sporti

Leao i detyrohet Sportingut 18 milionë euro, Chelsea i premton portugezit se do ja paguajnë borxhin nëse transferohet në ‘Stamford Bridge’

02/04/2023 11:43
nga:E K

Chelsea thuhet se ka premtuar se do të ndihmojë yllin e Milanit, Rafael Leao me borxhin e tij prej 18 milionë eurosh me Sporting CP nëse ai i bashkohet klubit gjatë verës.

Ylli 23-vjeçar portugez, kontrata aktuale e të cilit skadon me ‘Rossonerët’ në qershor 2024, është obliguar t’i paguajë Sportingut rreth 18 milionë euro pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës me klubin në gusht 2018, përcjell GazetaBlic Sport.

Çështja e borxhit të Leaos me Sportingun nuk është sekret dhe thuhet se është një pjesë e rëndësishme e negociatave për rinovimin e kontratës me Milanin.

Siç raportohet nga La Stampa, Chelsea i ka dhënë Leaos garanci specifike në lidhje me borxhin e tij me Sportingun, duke i premtuar se do ta ndihmojë me gjobën prej 18 milionë euro.

Ky mund të jetë një element kyç në përpjekjet e Bluve për të joshur 23-vjeçarin përpara një lëvizjeje të mundshme në verë.

/GazetaBlic Sport/