Pep Guardiola pranoi se ishte i befasuar nga shuma shumë e lartë që Chelsea shpenzoi për përforcime në merkaton e dimrit, më shumë se 357 milionë euro.
Trajneri i Manchester City kujtoi se Man. City ka qenë nën kritika të rënda për investimin e tyre në të kaluarën, por është vetëm skuadra e pestë me shpenzimet më të larta në Premier League gjatë pesë viteve të fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Chelsea? Nuk është puna ime, por u habita. Tani, ajo që më shqetëson është se ne kemi fituar 11 tituj në pesë vitet e fundit, duke qenë ekipi i pestë ose i gjashtë në shpenzimet neto në Premier League. Kjo është ajo që më shqetëson, çfarë kemi bërë deri tani”, theksoi trajneri spanjoll.



