Ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se pas pranimit të Asociacionit, kryeministri Kurti nuk guxon të japë kompetenca ekzekutive për Asociacionin.
Sipas saj, hapi i parë është që Kurti të kërkojë një letër garancie nga ndërmjetësuesit amerikanë dhe BE, Escobar dhe Lajçak, me të cilën ata sigurojnë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë.
Tutje Tahiri ka publikuar edhe letrën që ajo kishte marrë si garanci më parë nga Mogherini si ndermjetesuese e BE-se se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


