Sporti

Juventus siguron gjysmëfinalen në Kupën e Italisë, do të përballet me Interin

02/02/2023 22:56
nga:Mergim Rreci

Juventus ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me rezultat 1 me 0 ndaj Lazios në ndeshjen e çerekfinales, shkruan GazetaBlic Sport.

Bremer shënoi gol të bukur me kokë, gol ky që i dha kalimin tutje skuadrës së drejtuar nga Allegri.

Në gjysmëfinale, Juventus do të përballet me skuadrën e Interit.

/GazetaBlic Sport/