Lajme

Kushtet për Asociacionin, Hyseni: Kurti po mashtron dhe gënjen paturpësisht, do ta formojë atë

02/02/2023 18:14
nga:G B

Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, figurë politike tragjikomike, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti dhe Osmani kanë demonstruar pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështetësve kryesorë të Kosovës në botë.

Hyseni ka thënë se kushtet e Kurtit janë qesharake dhe e mashtron opinionin publik kur thotë se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Asociacionin.

Ai ka shtuar se Kurti do ta themelojë Asociacionin pasi ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, kjo figurë politike tragjikomike!

Që nga ardhja e Kutrit në pushtet, e kam përsëritur vazhdimisht dhe me bindje se asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar dhe si I tillë, deshëm nuk deshëm, ai detyrim ndërkombëtar do të zbatohet.

Në ndërkohë, Kryeministrit Kurti dhe Presidentja Osmani demonstruan pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështetësve kryesor të Kosovës në botë. Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneqësinë në veri të vendit. Ata, pra Kurti dhe Osmani, pa vizion, pa guxim dhe pa dije kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero.

“Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thotë që Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Asociacionin. Kjo është gënjeshtër. Ai po ashtu manipulon kur thotë “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjesëtarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera.

Natyrisht që Kurti do ta themelojë asociacionin, sepse ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën.

Kushtet që ai deklaroi sot, kanë qenë aty edhe pa Kurtin. Por, ai po vazhdon si duket të mendojë që e gjithë bota i beson gënjeshtrat e tij, ashtu siç bëjnë këta të VV-së, të cilëve duket sikur ua ka shpërlarë trurin. Si duket Kurti, në universin e tij paralel, mendoka se askush në Kosovë dhe në bashkësinë ndërkombëtare nuk ditka të lexojë. Prandaj mashtron dhe gënjen paturpësisht dhe me aq lehtësi!!!

Po ky kushti për armët ilegale?! Dorëzimi i armëve ilegale është kusht qesharak nëse lidhet me themelimin e asociacionit, sepse është obligim ligjor i Qeverisë të sigurohet që armë ilegale të mos ketë në posedim të qytetarëve të vendit!

Po, le të më lejohet të them këtu se e gjithë kjo “fiskulturë” komike e Kurtit konsiston në përpjekjen e tij dëshpëruese për ta paketuar dhe shitur themelimin e asociacionit para militantëve të partisë së tij. Ai nuk lodhet për interesat jetike të vendit!