Sporti

Zyrtare: Prishtina transferon Muhamed Dubovën

02/02/2023 17:36
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës e ka zyrtarizuar transferimin e Muhamed Dubovës.

21 vjeçari është transferuar tek skuadra nga kryeqyteti nga klubi sllovak, Dubnica, transmeton GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës.

‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar ekskluzivisht për këtë transferim disa ditë më parë.