Lajme

Daçiq: Mora garanci nga SHBA-ja që Asociacioni duhet të formohet

02/02/2023 14:27
nga:N M

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka zhvilluar disa takimet gjatë qëndrimit të tij në Washington. Për këtë ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë duke treguar për takimet që Daçiq ka zhvilluar me Chollet dhe Escobar.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, Daçiq ka marrë sigurinë e SHBA-së se besojnë që Asociacioni duhet të formohet dhe se amerikanët vlerësojnë shumë pozicionin konstruktiv të Serbisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në fotografitë e publikuara, Daçiq shihet që ia ka bërë një dhuratë emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Asociacioni, Kadrijaj flet për qëndrimin e AAK-së: Qeveria nuk është luks, Kurti t’i mbaj premtimet që iu dha qytetarëve