Manchester City nuk pret që Joao Cancelo të kthehet nga Bayerni, atje ku ai u huazua në merkaton e dimrit, me një opsion për ta blerë atë në fund të sezonit.
Trajneri Pep Guardiola u ka kërkuar tashmë drejtuesve që ai të zëvendësohet me një transferim tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Times, Ben Chilwell (Chelsea) pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll. Guardiola tentoi ta transferonte në vitin 2020, por futbollisti zgjodhi Chelsean asaj kohe.
Reprezentuesi anglez është i lodhur nga lëndimet që nga transferimi në Chelsea dhe ka tashmë konkurrencë të fortë nga Marc Cucurella.
Shtypi anglez zbulon se Guardiola ishte i frustruar me qëndrimin e Cancelos dhe preferoi që ai të largohej sesa të mbetej i pakënaqur.
/GazetaBlic Sport/


